MENU
klinika

"Paraqitem në respekt të ligjit"

Padia e Metës/ Dvorani sot në 10:00 në Prokurorinë e Tiranës

11.12.2019 - 08:53

Kreu i KED, Ardian Dvorani është thirrur sot në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar lidhur me padinë e kreut të shtetit Ilir Meta.

Dvorani është shprehur se ka marrë një fletë thirrje dhe do paraqitet për të dëshmuar në organin e akuzës në respekt të ligjit.

Një ditë më parë në Prokurori u paraqit edhe kreu i shtetit Ilir Meta i cili për rreth një orë dëshmoi mbi padinë e depozituar ndaj Dvoranit.

Në dalje për mediat Meta tha se rasti në fjalë është tmerrësisht flagrant dhe prokuroria duhet të zbatojë ligjin për të mos u ndikuar nga presionet politike.

Presidenti Ilir Meta e ka akuzuar Dvoranin si ushtar të partisë, sulme që nisën gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti dhe Parlamenti në bazë të listave me kandidatë të radhitur përmes një sistemi pikëzimi nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.