MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 14

Partizani bie në Ballsh, Vllaznia fundos Luftëtarin

07.12.2019 - 16:11

Partizani e rinis keq garën pas ndërprerjes. Bylisi rikthehet te fitorja në kampionat, duke mundur në shtëpi me rezultatin 2-1 skuadrën e Partizanit.

Ballshiotët që po kalonin një moment të vështirë, kanë marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke u ngjitur të dytët dhe tashmë presin të qetë ndeshjen mes Kukësit dhe Tiranës.

Që në pjesën e parë, ishte Ndreca ai që shënoi një gol mjaft të bukur ndërkohë që arriti të barazonte Jurgen Bardhi me kokë. Në pjesën e dytë, ballshiotët kanë qenë më kërkues, me Gunindon që ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Në fundin e takimit, Telushi u largua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër në mesfushë, duke humbur në këtë mënyrë derbin që luhet javën tjetër.

BYLIS – PARTIZANI 2-1

6′ Ndreca, 54′ Guindo / 26′ Bardhi

Bylis: Hidi, Goxha, Bicaj (22′ Janku), Peposhi, Ndreca (74′ Qardaku), Barjamaj, Mëllugja, Murataj (91′ Ujkaj), Hadroj, Ntepe, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan

Partizani: Hoxha, Belica, Boldor, Idrizaj, Trashi, Broja, Telushi, Cordeiro (71′ Solomon), Çinari (63′ Braun), Asani, Bardhi. Trajner: Franco Lerda

Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Rigert Çokaj, Denis Agaraj, Erind Burgu

Kartonë të verdhë: Peposhi, Janku, Mëllugja, Murataj / Bardhi, Broja, Telushi

Karton i kuq: Telushi

Vllaznia ia del të fitojë në transfertë ndaj Luftëtarit me rezultatin 0-2. Shkodranët u treguan më të saktë në minutat e fundit të ndeshjes, aty ku arritën edhe të shënon golat e fitores.

Në këtë formë, shkodranët përkeqësojnë edhe më shumë situatën te gjirokastritët. Këta të fundit ishin më kërkues gjatë takimit, teksa patën shanset për të shënuar.

Goli erdhi në minutën e 84’ falë një goditje të saktë me Malotën. Ndërsa, në fund goditjen finale e dha Lika. Sulmuesi shfrytëzoi një pasim nga Shtubina, dhe nuk gaboi në qendër të zonës. Pas kësaj ndeshje, Vllaznia ngjitet në vendin e katërt, ndërsa Luftëtari mbetet në vendin e parafundit.

LUFTËTARI- VLLAZNIA 0-2

84′ Malota, 90+2′ Lika

Luftëtari: Paiteris, Isufi, Lala, Kukaj, Qato, Açka, Rapo, Prikas, Dushkaj, Hyseni, Lika. Trajner: Jorgos Marantas

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Shehi, Malota, Ualusimbi, Krymi, Ramadani, Gligorov, Kruja, Marku, Shtubina. Trajner: Mirsad Jonuz

Gjyqtarë: Emirjon Sino, Devis Koreshi, Orgest Grabova, Laver Alla