MENU
klinika

Foto nga Los Angelos

Pas Elvanës edhe Arilena ia ‘mbath’ drejt Amerikës

28.12.2019 - 17:03

Pas fitores së Arilena Arës në “Festivalin e Këngës”, u ngritën polemika të shumta, ku shumë persona dyshuan në vendimin e jurisë.

Nga këta persona shumë prej tyre ishin fansa të Elvana Gjatës, pretendetes kryesore për çmimin.

Arilena ia doli të ishte në krye të garës dhe të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Shaj”.

Ajo ka vendosur që të largohet nga Shqipëria dhe të udhëtojë drejt Los Angelos-it për projektet e saj të reja muzikore.

Arilena ka ndarë me ndjekësit disa foto nga Los Angelos, ku shihet shumë e lumtur dhe në formë