MENU
klinika

"Jemi të kënaqur me 50 viktima"

Pas gafës, jep dorëheqjen kryebashkiakja e Durrësit

01.12.2019 - 09:18

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, ka dhënë dorëheqjen, pasi dje u vu në qender të vemendjes nga mediat pas një gafe që bëri në një prononcim për mediat.

”E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, shkruan ajo ne Facebook.

Në një intervistë të dhënë dje, Valbona Sako mes tjerash tha se: “Për hir të së vërtetës duhet ta themi që ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por që jemi të kënaqur me 50 viktima, sepse në rastet e tjera kanë qenë mbi 1000 viktima”.