MENU
klinika

Një prej akseve më problematike

“Pazari i Peqinit”, vendi ku rrezikohet jeta për të shitur

27.12.2019 - 13:56

Mungesa e një tregu të mirëfilltë në bashkinë Peqin ka bërë që prej vitesh pazari të zhvillohet përgjatë rrugës kombëtare që të çon drejt Elbasanit. Por kjo mënyrë ekstreme, u rrezikon jetën tregtarëve dhe vetë blerësve.

Makinat e tregtarëve të parkuara dhe blerësit në rrugë. Për të shitur e për të blerë duhet të rrezikosh jetën.

Lojën me jetën ua kujtojnë edhe këto lapidarë përkujtimore për viktimat në rrugë, por tregtarët thonë se nuk kanë ku të shkojnë. Madje ata paguajnë për të treguar këtu, pasi Peqini nuk ka treg të mirëfilltë.

kolana e librave

“Bashkia jonë nuk ka të ardhura për të bërë një treg këtu”- flet një tregtar.

Shtrihet përgjatë rrugës nacionale Elbasan-Peqin, pranë fshatit Bishqem. Ndalimi i mjeteve është i ndaluar, por pamjet tregojnë se rregullorja shkelet.

Dhe kur kjo ndodh, rreziku për aksidente rritet. Sa për kushte higjieno sanitare nuk flitet.

Rruga Elbasan-Peqin është një prej akseve më problematike për numrin e lartë të aksidenteve.