MENU
klinika

“Bëhet fjalë për gjykime të ndershme..."

Pentagoni hedh poshtë akuzat për mashtrime mbi Afganistanin

21.12.2019 - 09:32

Dy zyrtarët kryesorë të Pentagonit theksuan sot se qeveria amerikane nuk kishte fshehur dyshimet e saj mbi kapacitetin për të fituar luftën në Afganistan, ashtu si njoftoi së fundi “Washington Post” në përfundim të një hetimi.

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper dhe shefi i shtabit të përgjithshëm, gjenerali Mark Milley, hodhën poshtë hetimin e të përditshmes, që tregon se zyrtarët ushtarakë dhe civilë amerikanë kishin siguruar publikisht se që prej vitit 2002 se kishin bërë progrese kundër kryengritësve në Afganistan, ndërkohë pranojnë të kundërtën privatisht.

“E di që thuhet se ka pasur një lloj gënjeshtre të koordinuar për 18 vjet”, deklaroi gjenerali Milley në një konferencë shtypi.

“Unë mendoj se është një interpretim i keq”, shtoi ai.

“Unë e di se ashtu si shumë të tjerë, kam dhënë gjykime në bazë të informacioneve që kam pasur” shtoi gjenerali i ushtrisë tokësore që ka luftuar tre herë në Afganistan.

“Bëhet fjalë për gjykime të ndershme dhe ato nuk kanë qenë kurrë për të mashtruar Kongresin apo popullin amerikan”, shtoi ai.

Ndërkohë, Esper nënvizoi se lufta në Afganistan është parë nga afër nga shumë delegacione të Kongresit, nga hetime të inspektimit të përgjithshëm special për rindërtimin e Afganistanit dhe nga disa gazetarë.

Kush është njeriu që ka në dorë vendimin më të rëndësishëm

Fati i Ukrainës varet “në fije të perit”, SHBA “hap thesin”

Komploti për vrasjen e Zelenskyt dhe plani për sabotazh në Gjermani

Si funksionon rrjeti i agjentëve sekretë të Vladimir Putinit