MENU
klinika

Ja çfarë kurojnë gjethe aromatike

Përfitimet e jashtëzakonshme të çajit të dafinës

16.12.2019 - 21:28

Gjethet e dafinës gjejnë përdorim të gjerë në recetat italiane, por duhet të dini se bima aromatike, mund të gjendet si përbërës edhe në produkte kozmetike si sapunë, detergjentë si dhe të përdoret si bimë medicinale.

Përfitimet e kësaj të fundit përfshijnë aftësinë për të ndihmuar procesin e  tretjes, në trajtimin e zbokthit, për të menaxhuar simptomat e diabetit, për të shëruar plagët dhe për të ndihmuar në luftimin e qelizave të këqija.

Në një studim të kryer në North Carolina Agricultural and Technical State University, hulumtuesit zbuluan se vaji esencial  i gjetheve të dafinës  ka veti antioksidante kundër salmonelës dhe E. colit.

Përfitimet e fletës së dafinës përfshijnë aftësinë për të parandaluar infeksionin e candidës. Sipas një studimi të botuar në Arkivat e Biologjisë Orale, dafina gjithashtu përfshin aftësinë për të shëruar plagët.

Vetitë e saj antimikrobike, antibakteriale dhe antioksidante ndihmojnë në shpejtimin e shërimit dhe luftimin e infeksionit.