MENU
klinika

Dr. Apostol Vaso

Përgjigjet anestezisti/ Jam shtatzënë, e dëmton foshnjen anstezia?

17.12.2019 - 16:40

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Unë jam 27 vjeç dhe jam 7-muajshe shtatzënë! Mes dhimbjes dhe frikës që kam ndaj anestezisë, zgjedh anestezinë! Por edhe këtë të fundit për hir të së vërtetës tmerrohem kur e mendoj! Doja të dija a është e dëmshme për mua dhe për foshnjën?

Përgjigjet Apostol Vaso: Nëse pyet për anestezinë, nuk ka asnjë efekt për fëmijën dhe për ty. Nëse pyet për frikën si fenomen, nuk ka rëndësi nga anestezia apo dhimbja, ajo vetë si kondicion shkakton kontaktura të gjeneralizuara të cilat nuk janë të mira, si për ju, ashtu edhe për fëmijën tuaj.

( Apostol Vaso, mjek anestezist ne Spitalin Ushtarak)

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.