“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Kam bërë Bypass të zemrës 2 herë. Çfarë duhet të bëj që të mos më përsëritet?
Kardiologu Bekim Jata: Mundohu të mbash diabetin, tensionin dhe yndyrnat nën kontroll. Përdor rregullisht terapinë e rekomanduar nga mjeku. Bëj minimalisht 4-5 km/ditë ecje me hap të shpejtë. Bëj kontrolle periodike çdo 6 muaj tek mjeku kardiolog.
( Dr.Bekim Jata, mjek kardiolog në Spitalin Amerikan)
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.