MENU
klinika

Dr. Pëllumb Pipero

Përgjigjet mjeku infeksionst: Më dalin njolla të kuqe në këmbë dhe çdo ditë më shtohen, çfarë janë?

17.12.2019 - 18:02

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja : Më kanë dalë disa njolla të kuqe vetëm në njërën këmbë dhe ditë për ditë po formohen edhe më shumë…

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero: Njollat në lëkurë janë dukuri apo elemente të zakonshëm të sëmundjeve të ndryshme me natyrë infektive, parazitare, alergjike, mykotike apo dhe sistemike, ndonjëherë patognomatike, apo përcaktuese për diagnozën e sëmundjes, ndonjëherë si elementë ndihmës për të vënë diagnozën dhe filluar mjekimin. Është mjaft e vështirë, për të mos thënë e pamundur të japësh një mendim të saktë pa i parë ose pa parë së paku një foto të tyre. Këshilla që mund t’iu jap në këtë rast është të drejtoheni te mjeku juaj i familjes i cili mund t’iu orientojë sipas rastit te një mjek specialist.

(Pëllumb Pipero, mjek infeksionist në QSUT)

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.