MENU
klinika

Drejtonte makinën në gjendje të dehur

Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 33-vjeçari në Elbasan

19.12.2019 - 09:33

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.

Viktima i ka qenë duke kaluar rrugën në momentin kur është përplasur nga mjeti tip Benz.

Nuk dihet ende indetiteti i viktimës, ndërkoëhë që drejtuesi i mjetit B.Q., 31 vjeç, është arrestuar nga policia.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të duhur në masën 1.03 mg/l.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë për veprat penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasin: B.Q., 31 vjeç,  banues në fshatin Llixha, Elbasan.
Arestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, duke drejtuar  mjetin “Benz”, ka përplasur një shtetas të seksit mashkull ende të paidentifikuar,  i cili ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e para  hetimore rezultoi se drejtuesi i mjetit drejtonte mjetin në  gjendje të dehur në masën 1.03 mg/l.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e viktimës”, njofton policia.