MENU
klinika

Rishikohen vendimet e Haradinaj

Përplasje mandatesh VV dhe LDK

13.12.2019 - 09:47

Qeveria ‘Haradinaj’ pas dorëheqjes ka marrë një sërë vendimesh, të cilat po kontestohen nga ana ligjore.

Dy partitë potenciale për krijimin e qeverisë së re, LVV e LDK, po deklarojnë se të gjitha vendimet që janë marrë brenda dhe jashtë mandatit nga Qeveria, me të cilën ka udhëhequr Ramush Haradinaj, do të shqyrtohen edhe një herë dhe do të adresohen në organet e hetuesisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kabineti i tij qeverisës nuk ka ndalur së marri vendime edhe pas dorëheqjes së tij nga posti i shefit të Qeverisë.

Duke nisur nga emërimet e udhëheqësve të institucioneve publike, të universiteteve e të ndërmarrjeve publike, emërime u bënë edhe nëpër postet diplomatike dhe në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, pavarësisht që Qeveria nuk gëzonte kompetencë të plotë për emërime në këto pozita, për të cilat u akuzua se qenë edhe politike.

Mirëpo këto vendime pritet të sfidohen nga qeveria e ardhshme.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po deklarojnë se të gjitha vendimet që janë marrë nga qeveria ‘Haradinaj’ do të shqyrtohen një për një dhe çdo vendim që del të jetë jolegjitim do të adresohet në Prokurori.

Edhe njohësit e çështjeve juridike, theksojnë se sipas Kushtetutës së Kosovës qeveria konsiderohet e rënë nëse kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera posti i tij mbetet i lirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN