MENU
klinika

Mendoni Hazard dhe Griezmann? Gaboheni...

Pesë transferimet më të mira të vitit 2019

30.12.2019 - 17:23

Nganjëherë transferimet e futbollistëve varen shumë nga ambienti dhe përshtatja e tyre, pavarësisht cilëve që ata kanë. Po ju përcjellim 5 transferimet më të bujshme të vitit 2019…

5- ERLING BRAUT HAALAND

19-vjeçari ka shënuar 15 gola në 13 paraqitje të Bundesligës austriake dhe tetë në 5 ndeshje të Champions League, duke u bërë “adoleshenti” i parë ndonjëherë që shënoi në pesë ndeshje radhazi.

Transferimi i Haaland te Dortmund është padyshim një goditje e madhe por ai e katërfishoi investimin në një vit. A mund të kishte përfituar më shumë? Po, por ai zgjodhi të ketë minuta.

4- IDRISSA GUEYE

Nëse nuk keni sukses në fillim, atëherë provoni përsëri. Kjo është pikërisht ajo që bëri Paris Saint-Germain me Idrissa Gueye.

U deshën 30 milionë € për të shpërblyer ndërkombëtarin e Senegalit, që ishte tek Everton dhe ai ishte një zbulim, duke kapërcyer barrierat.

3- AARON WAN BISSAKA

Manchester United ka gabuar shumë gjëra kohët e fundit, por shpenzimi 50 milionë € për Aaron Wan-Bissaka ishte absolutisht i duhur.

Ai fitoi çdo pengesë. Shpejtësia e rikuperimit dhe sensi i tij i lindur i pozicionit, do të ndalojë çdo rrezik që vjen në zonë. Pak në futbollin botëror mund ta bëjnë këtë.

2- FRENKIE DE JONG

Ndërsa Matthijs de Ligt lufton të përshtatet te Juventus, Frenkie de Jong është ambientuar shumë mirë te Barcelona. Ky mesfushor i talentuar është mishërimi i ADN-së së Barçës.

Po, 75 milionë € janë shumë para. Por ai mund të jetë e ardhmja e dekadës së re te Barcelona, kur shumë yje të ekipit katalanas po perëndojnë.

1-ROMELU LUKAKU

Është transferimi më i mirë i vitit 2019. Antonio Conte më në fund e mori tek Inter dhe belgu tashmë ka shënuar 14 gola në 22 paraqitje për Interin, pas lëvizjes së tij prej 80 milionë eurosh nga Manchester United.

Partneriteti i tij me Lautaro Martínez më në fund mund të mposhtë mbizotërimin e “skudetos” nga Juventus. Lukaku mund të jetë vendimtar në pjesën e mbetur të sezonit.