MENU
klinika

"Hajde në tryezë!"

“Pika e tretë është qamet”, Rama lë një shteg të hapur për opozitën

03.12.2019 - 09:00

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish liderit të PD-së, Lulzim Bashës, i cili propozoi dje tre pika për menaxhimin e situatës shkatërruese të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shefi i qeverisë i cilësoi kërkesat e opozitës pa vizion, por sërish la derën hapur duke e ftuar opozitën në tryezë për të shqyrtuar idetë në përballimin e katastrofës natyrore.

“Opozita jo vetëm që nuk është ulur në tryezë, ku ne jemi për të përballua idetë. Këtu nuk është situatë që të grindemi se kush e ka idenë më të bukur, por kjo është se si të bëhet më mirë. Deri tani jemi njohur me tre pika që do të qenkan zgjidhja dhe është komponent i gjithë ekranit të ditës, fillon dita duke qarë, duke u gajasur dhe duke qeshur. Këto tre pikat janë një ushqim për buzëqeshjen, nuk dua të them po gajasen, sepse nuk duhet të ndjehen keq kolegët e opozitës.

Të thuash të mblidhen 500 inxhinierë, pse kaq? Pse jo 600, pse jo 450. Pika e dytë: të bëhet urgjentë identifikimi i dëmeve. Po bëhet. Kemi ngritur gjithë dynjanë në këmbë. Është bërë Durrësi si lagjja para OKB, që sheh lloj lloj rracash dhe dëgjon të gjitha gjuhët. Pika e tretë është qamet. Të mos financohen oligarkët. Vazhdon loja. Të ndalohet financimi oligarkëve dhe 150 mln që do i marrin aty, t’i marrë populli. Dmth të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë falas, që e paguajmë ne nga i cili përfitojnë qytetarët.

Të ndalojmë shërbimet e dializës. Të ndalojmë shërbimit mjeteve spitalore, dhe tu themi njerëzve se barkun do t’ua hapim me gërshërë dhe do t’ua qepim me makinë qepëse. Të ndalojmë edhe rrugën e Arbrit. Dmth të ndalojmë të gjithë shërbimet, Pse? Sepse nuk kanë fantazi më shumë se kaq. I ftoj të vijnë në tryezë dhe të dëgjojmë idenë. Ta shohim njëri tjetrin si bashkëpunëtorë në këtë proces”,-tha shefi i qeverisë.

“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”

Juristi: Në ruspën e madhe të pushtetit mund të bjerë kushdo

Kryetarja e bashkisë Himarë u zgjodh edhe me tre vota të “rrjedhura” nga opozita