MENU
klinika

Harta e akneve

Pikat kyçe të fytyrës që na tregojnë problemet shëndetësore

13.12.2019 - 21:26

Lëkura është ajo që shfaq simptoma të caktuara sa herë që diçka shkon keq në trup, dhe kjo është veçanërisht e dukshme në fytyrë.

Mjekësia kineze na mëson se çdo zonë e fytyrës sonë është e lidhur me organet e veçanta të trupit dhe fytyra  tregon kur vuajmë nga ndonjë mungesë ekuilibri, apo kur vuajmë nga ndonjë sëmundje tjetër.

Balli është i lidhur me zorrët
 Nëse keni probleme me këtë pjesë të trupit përpiquni të konsumoni sa më shumë ushqime të papërpunuara, shumë ujë dhe shmangni alkoolin.

Në mes të vetullave është zona që pasqyron mëlçinë
 Përpiquni të qëndroni në ajër të freskët. Bëni joga, praktikoni ecjen dhe ushtrime të tjera.

Related image

Anash vetullave pasqyrohen veshkat
 Nëse keni probleme me këtë organ duhet të reduktoni sasinë e kafeinës, të shmangni pijet e ëmbla dhe alkoolin. Pini sa më shumë ujë.

Hunda është e lidhur me zemrën
 Kontrolloni vazhdimisht nivelin e kolesterolit dhe presionin e gjakut. Pini çaj jeshil.

Pjesa e sipërme e faqeve (mollëzat) janë të lidhura me mushkëritë
 Nëse keni probleme, lini duhanin dhe filloni të kryeni aktivitete fizike.

Goja dhe mjekra janë zonat e lidhura me stomakun
 Konsumoni sa më shumë fruta, dhe ushqime të shëndetshme. Nëse vazhdoni të keni probleme konsultohuni me mjekun.

Nofullat dhe qafa, janë zona që lidhen drejtpërdrejt me hormonet
 Nëse keni probleme konsumoni sa më shumë ujë dhe reduktoni konsumimin e erëzave, kripës dhe kafeinës.