MENU
klinika

Nga Baggio e Brehme, te Suker e Ronaldo

Plakja nuk kursen, si kanë ndryshuar yjet e futbollit

06.12.2019 - 15:40

Të plakesh, për shumë, është një privilegj, por jo kur bëhet fjalë për heronjtë e futbollit. Ata duhet të jetojnë përgjithmonë, edhe pse vetëm në kujtimet tona.

Plakja e tyre është një mesazh edhe për ty, ti që ke qenë gjithmonë një spektator dhe tifoz besnik, edhe ti je më i vjetër pas një jave, muaji, sezoni, Europiani dhe Botërori, por këtë e kupton shumë vonë.

Por, më shumë e kupton këtë gjë kur yjet e futbollit nuk janë më të njëjtët. Edhe pse këto fjalë tingëllojnë keq, kuptimin e kanë ndryshe. Nuk mund të presësh një pamje tjetër nëse je 52 vjeç, bie fjala si Roberto Baggio.

I frikshëm dhe i mprehtë, edhe pse në finalen e Botërorit 1994 shënjestra e tij e la në baltë. Jo vetëm atë, por të gjithë kombin italian, i cili e kishte të vështirë të nxirrte nga goja një fjalë fyese për “Bishtalecin”.

Mjafton të kërkosh në “Google” Roberto Carlos, Andy Brehme apo Davor Suker dhe mund të kuptosh shumë gjëra. Të tretur në kurthin e kohës, lojtarëve u ka mbetur vetëm emri dhe shifrat në libra e në memorie.

Të shpërfytyruar jo vetëm në pamje, por edhe në profesion. Dikush është bërë specialist, dikush biznesmen dhe një tjetër një personazh qesharak në TV që për pak lekë merr pjesë në “Reality show”.

E pabesueshme se si mund të ndodhte kjo. Para disa vitesh luanin një lojë burrash, me shkelma dhe nerva. Djersa u rrëshqiste në lëkurë si provë e lodhjes dhe mundimit.

Flokë të gjata, mjekër dhe këpucë me baltë. Tani me kostum, dikush i dobët, dikush tjetër me bark. Nga një muskuloz, një bark si tullumbac. Ronaldo (Fenomeni) ishte një lepur i vërtetë, që tani edhe fëmijët e kopshtit mund ta kapin në kohën e Pashkëve.

wenger e weah

Maldini elegant, por shumë i rudhur. Weah është bërë presidenti i Liberisë. Por edhe sa vite na kanë mbetur për të parë Mesin me gushën e varur apo Ronaldon pa pllakat në bark? Po Lewandowskin pa flokë? Kështu do të ndodhë, edhe pse nuk duam…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Topi me çip i vjen në ndihmë arbitrave

Penalltitë e dyshimta për prekje me dorë në Europian

Kërkon të nxjerrë Shqipërinë jashtë Euro 2024

Njihuni me trajnerin e Kroacisë!

Tetë fituesit përcaktohen me një përballje

Kupa e Shqipërisë/ Luajnë dy skuadra të Superligës

Statistikat 'e zeza' të Kombëtares me rivalët!

Grupi ‘i vdekjes’, Spanja kushton sa 10-fishi i Shqipërisë!