MENU
klinika

Samiti i Zagrebit

Plenkoviq: Duam negociatat me M. e Veriut dhe Shqipërinë

20.12.2019 - 12:51

Në samitin e Zagrebit, në maj, kemi ambicien dhe qëllimin e qartë për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe MV, deklaroi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, gjatë një takimi me homologun e tij italian, Giuseppe Conte.

”Ne do të këmbëngulim për këtë. Ne shkojmë në mënyrë ambicioze në samitin e Zagrebit, me qëllimin e qartë për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe MV”, theksoi Plenkoviç.

Sipas tij, përvoja e Kroacisë thotë se kur negociohet nuk shihet menjëherë hapi i ardhshëm, menaxhimi ekonomik që, sipas tij, për momentin nuk është mjaft e dukshme në negociatat për aderim.

Kryeministri kroat shtoi se nga samiti BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb majin e ardhshëm ka dëshirë të japë dy porosi të rëndësishme, e para që në të gjitha samitet takimet të bëhen në mënyrë sistematike dhe e dyta që të bëhet gjithçka që është në metodologjinë për aderim në Union, pasi kjo shërben si nxitje më e madhe për vendet kandidate.

Plenkoviç u angazhua edhe për dialog sistematik në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive.

”Politikisht, kjo gjë është shumë e rëndësishme, sepse prej këtu vjen nxitja për hapa përpara ndaj reformave dhe perspektivës europiane”, theksoi Plenkoviç.