MENU
klinika

E ardhmja e pasigurt e kryeministrit

Po nëse Johnson i humb zgjedhjet në Britani?

08.12.2019 - 14:59

Kryeministri britanik Boris Johnson i është shmangur pyetjes nëse ai do të jepte dorëheqjen në rast se konservatorët e tij nuk do të arrinin të merrnin shumicën e votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

I pyetur tre herë nëse do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen në rast të një humbjeje, ai nuk arriti të jepte një përgjigje të qartë.

Johnson dëshiron të marrë më shumë mbështetje për marrëveshjen e tij për të lënë Bashkimin Europian në mënyrë që të rinegocioi me Brukselin.

Ai aktualisht po udhëheq një qeveri minoritare.

Kryeministri britanik përsëriti se ai dëshironte të zbatonte Brexitin, çfarëdo që të ndodhte, duke premtuar se do ta nxirrte Britaninë e Madhe nga BE-ja deri më 31 janar dhe rikonfirmoi premtimin e tij ndaj votuesve për të ulur numrin e emigrantëve përmes një sistemi pikash në stilin australian.

Boris Johnson në qendër të fushatës do të ketë premtimin se do t’ia dalë mbanë me Brexitin.

Në anën tjetër, Jeremy Corbin premton ndryshim të vërtetë me laburistët.

Por ndërkaq, në vend është ndezur një debat i ri.

Rusia, me gjasa ka ndërhyrë në referendumin për Brexitin në 2016. Komisioni parlamentar pёr shёrbimet sekrete ka paraqitur tashmё njё raport.

Por kryeministri, Boris Johnson nuk e bёn atё publik. Opozita britanike e akuzon qeverinё Johnson, se po e mban tё fshehtё raportin, nё mёnyrё qё opinioni tё mos mёsojё asnjё detaj tё rёndёsishёm pёrpara zgjedhjeve parlamentare tё 12 dhjetorit.

Sipas laburistëve, raporti mund të ngrejë edhe çështje të vjetra si psh raportet mes Johnsonit dhe një të dyshuari si spiun rus. Sidoqoftë, vetë konserbatorët thonë se nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se ka patur ndërhyrje të suksesshme ruse në procesin elektoral britanik.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Akuzat për kryeministrin e mundshëm

“Johnson s’ka guxim të përballet me njerëzit”