MENU
klinika

Qëllimi humanitar

Power Volley Milano-Erzeni, të ardhurat për Shijakun

10.12.2019 - 12:56

Një ndeshje që do të vlejë më shumë se ajo që do të tregohet në fushë. Erzeni i Shijakut do të luajë në fazën e 1/16 të Challenge Cup dhe përballjet me Power Volley Milano do të shërbejnë për qëllim humanitar.

Kundështari vendosi që përfitimet nga biletat për të dy takimet, që do të zhvillohen më 18 dhe 19 dhjetor në Itali, të shkojnë për zonën e dëmtuar nga tërmeti.

“Do t’i presim në Milano, pasi morëm edhe pëlqimin e federatës ndërkombëtare dhe bashkëpunimin e federatës italiane. Të ardhurat që do të vijnë nga ndeshjet do t’i vendosim në dispozicion të tyre” – deklaroi Lucio Fusaro, President i Power Volley Milano.

Pra, ekipi shqiptar do t’i luajë të dyja ndeshjet në Milano. Në kauza të tilla dhe në një moment të vështirë që po kalon Shijaku pas tërmetit, rezultati kalon në plan të dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN