MENU
klinika

Cili është hapi i rradhës?

Presidenca për Dvoranin: Nuk presim reflektim

11.12.2019 - 14:49

Presidenca ka reaguar pas deklaratës së kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani jashtë dyerve të Prokurorisë.

Përmes këshilltarit për media të presidentit, Tedi Blushi, ajo paralajmëron se do vazhdojë bashkëpunimin me organin e akuzës për të vendour drejtësinë në vendi. Blushi thotë se nga një dhunues me dashje i Kushtetutës, presidenca nuk pret asnjë reflektim publik dhe se ky proces do të jetë i hapur dhe transparent për opinionin publik, vendas dhe ndërkombëtar.

“Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend.

Ky proces do të jetë i hapur dhe transparent për opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, për të ndaluar kapjen totale të institucioneve të drejtësisë, përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm që garanton funksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë”- shruan Blushi.

Kreu i KED Ardian Dvorani pas daljes nga prokuroria ironizoi presidenti Ilir Meta duke thënë se institucionet dhe funksionarët nuk duhet t’i shtrojnë problematikat e tyre me produkte artitike apo filma me metrazh të shkurtër apo të gjatë.