MENU
klinika

Elita Saudite ka në dorë pjesën më të madhe

Presion për shkëmbim aksionesh të Aramco-s Saudite?

16.12.2019 - 11:09

Çmimi i aksioneve të Aramco-s Saudite u rrit kur kompania filloi të shkëmbente aksione në bursën e Riyadh-it. Edhe pse u shit vetem 1.5% e aksioneve të kompanisë së naftës të kontrolluar nga shteti, arriti të bënte rreth $25.6 miliard në ofertën e saj publike të parë, më e larta në të gjitha kohërat.

Aramco është tani kompania publike më e vlerësuar në botë, duke arritur $2 trilion në 12 Dhjetor. Kjo është vlera që lideri de-facto i Arabisë Saudite, ka dekretuar si vlerë të Aramco-s, pavarësisht skepticizmit nga investitorët global.

Pjesë të mëdha të aksioneve mbahen nga elita Saudite, të cilëve raportohet se u është bërë presion të shkëmbejnë aksionet në bursë në mënyrë që të arrihet objektivi i vendosur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN