MENU
klinika

Sekretarja e përgjithshme dhe anëtarët e kryesisë

Pas kryetarit, PSD zgjedh kryesinë e re

22.12.2019 - 18:35

Partia Socialdemokrate në Kosovë sot mbajti mbledhjen e Këshillit Drejtues, ku u votuan dy nënkryetarët, sekretarja e përgjithshme dhe anëtarët e tjerë të kryesisë 21 anëtarëshe.

Qëndron Kastrati e Zgjim Hyseni janë dy nënkryetarët e ri të Partisë Socialdemokrate, ndërsa Teuta Rrusta është zgjedhur sekretare e përgjithshme e kësaj partie.

Sot po ashtu janë votuar 21 anëtarët.

Siç thuhet në një postim të PSD-së, ky është përfaqësim i barabartë gjinor.

“Sot, Partia Socialdemokrate mbajti mbledhjen e Këshillit Drejtues me ç’rast u votuan dy nënkryetarët, sekretarja e përgjithshme dhe anëtarët e tjerë të kryesisë, e cila ka 21 anëtarë dhe përfaqësim të barabartë gjinor 50/50. Qëndron Kastrati dhe Zgjim Hyseni janë dy nënkryetarët e ri, kurse Teutë Rrusta u votua si sekretare e përgjithshme e PSD-së. Po ashtu, gjatë mbledhjes u mbajt diskutim rreth orientimit të subjektit të ri dhe u dakordua që në mbledhjen e radhës, e cila do të mbahet në gjysmën e dytë të janarit, të miratohet dokumenti që qartëson rrugën përpara të kësaj partie”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Anëtarë tjerë të Kryesisë:
Adea Batusha
Adem Megjiani
Albulenë Smaka
Blinera Sheholli-Dudi
Dren Kukaj
Drilon Pireva
Driton Çaushi
Eleonora Çeku
Faton Topalli
Frashër Krasniqi
Kaqusha Jashari
Natyra Kuçi
Nol Nushi
Shpresa Sejdiu
Shqipe Kastrati
Shyqiri Bytyqi
Visare Gorani