MENU
klinika

Publiku brohoriste emrin e Fifit

Për herë të parë, Eneda flet për momentin e sikletshëm

18.12.2019 - 20:13

Ky edicion i “Këngës Magjike” ishte tepër i diskutuar. Sidomos fitorja e Eneda Tarifës që nuk po resht s’u analizuari.

Për herë të parë pas festivalit, e ftuar në “Tempora,” këngëtarja foli haptazi në lidhje me këngën dhe fitoren.

Edhe pse “Ma zgjat dorën” ishte një nga pretendentët që në fillim të festivalit, një tufë njerëzish të pranishëm në sallë natën finale shprehën me zë mosdakordësinë dhe filluan të brohorisnin emrin e Fifit, që u rendit në vend të dytë.

“Ishin një grup të rinjsh të stacionuar në një vend të caktuar. Kjo është tifozëri. Ndërsa për sa i përket zhurmave që janë shkaktuar midis këngëtarëve të tjerë, unë di të them që çmimet i kam dhe kupat i kam. Në fund të fundit, janë dekor në shtëpinë time. Kënga është ajo që mbetet gjithsesi, me kupë apo pa kupë. Kjo më lumturon,” tha Eneda.

“Unë mendoj që edhe sikur të mos kisha asgjë në skenë, as balerinë, as kontekstin e caktuar që iu përshtat këngës, mendoj që kënga ime ishte një këngë e mrekullueshme dhe unë kam bërë të pamundurën dhe kam një arritje personale në një sfidë në këtë këngë për ta sjellë ndryshe për ta kënduar jashtë formës që Eneda këndon në përgjithësi. Mendoj që kjo këngë kishte distancë nga disa këngë të tjera të bukura të ‘Këngës Magjike,” thotë ajo. “Mendoj se do ia kishte dalë gjithsesi edhe pa kontekstin që mori pas tërmetit.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Do të martohem sërish…”

Eneda Tarifa bën rrëfimin e papritur