MENU
klinika

Ja situata pikante gjatë diskutimt

Putin dhe këshilli i sigurisë diskutojnë mbi Libinë dhe Sirinë

28.12.2019 - 09:31

Presidenti rus, Vladimir Putin, thirri një takim pune me Këshillin e Sigurisë së vendit për të diskutuar situatën në Libi dhe Siri.

“U diskutua situata në Libi dhe pjesëmarrësit folën në favor të mbështetjes së përpjekjeve ndërkombëtare për të zgjidhur situatën në atë vend”, tha shërbimi i shtypi i Kremlinit.

Deklarata po ashtu tha se anëtarët e Këshillit të Sigurisë diskutuan situatën në provincën Idlib të Sirisë, e cila është e përfshirë në zonën e de-eskalimit në bazë të një marrëveshjeje midis Turqisë dhe Rusisë të arritur në fund të vitit 2018.

Siria ka qenë e përfshirë në një luftë civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assadit u përplas me protestat pro-demokratike. Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe mbi 10 milionë të tjerë janë shpërngulur.

Pavarësisht marrëveshjes Turqi-Rusi, regjimi sirianë dhe aleatët e tij në vazhdimësi kanë thyer kushtet e armëpushimit, duke kryer sulme të shpeshta brenda zonës.

Zona e de-eskalimit aktualisht është shtëpi e rreth 4 milionë civilëve, përfshirë qindra mijëra të zhvendosur viteve të fundit nga forcat e regjimit në të gjithë vendin e lodhur nga lufta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Do tentojë t’i japë zgjidhje krizës politike

Kush është François Bayrou, kryeministri i Francës?

Një paralajmërim tronditës vjen nga amerikanët

Ukraina kërcënohet me disfatën më të rëndë ushtarake

Të gjithë sytë nga Siria, Irani hedh akuza të rënda

Analiza: Kush e planifikoi rënien e Asadit