MENU
klinika

“Vala e pasgoditjeve në Shqipëri..."

Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare: Ja çfarë nuk përjashtohet

04.12.2019 - 11:37

Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare konstaton se shkalla e pasgoditjeve të tërmeteve në Shqipëri, pas atij 6.4 të shkallës Rihter që goditi vendin mëngjesin e së martës së kaluar, ka ardhur duke u ulur.

EMSC nuk përjashton mundësinë që një pasgoditje e fortë të shënohet në vend javët apo muajt në vijim, megjithatë shton se aktiviteti do të rikthehet në nivelin normal

“Siç mund ta shohim, vala e pasgoditjeve të tërmetit që goditi Shqipërinë po vjen duke u shuar. Edhe pse një pasgoditje e fortë është gjithmonë e mundshme përgjatë javëve dhe muajve që pasojnë, aktiviteti do të rikthehet në nivelin normal”, është postimi në Twitter i Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare.

“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”

Juristi: Në ruspën e madhe të pushtetit mund të bjerë kushdo

Kryetarja e bashkisë Himarë u zgjodh edhe me tre vota të “rrjedhura” nga opozita