MENU
klinika

Blerja e apartamenteve të reja

Qeveri kujdes me ato që blen…

07.12.2019 - 19:24

Një nga aktet e brutale të ndërhyrjes së qeverive në tregun e lirë është ai që quhet bail out.

Kjo është situata kur qeveria shpëton me paratë e qytetarëve, kompani të falimetuara, që tregu i lirë i ka dënuar me vdekje, ose kur ble asete që tregu i ka refuzuar.

Zakonisht ky mekanizëm përdoret për të shpëtuar bankat në prag të falimentit ose edhe industri të rëndësishme, siç është ajo e automobilëve në SHBA.

Por edhe kur përdoret për këto raste, sërish bail out-i është perversitet, korruptiv dhe atentat ndaj tregut të lirë.

Plani i qeverisë për të blerë apartamentet stok të ndërtuesve është i tillë. Saktësisht një thikë m’u në zemër që i ngulet tregut të lirë. Po përdoren paratë e qytetarëve për të blerë një mall që tregu e ka refuzuar.

Dëgjova kryeministrin sot të thoshte që nuk ja u blejmë ndërtuesve nëse duan të bëjnë fitim dhe që ne do të vendosim si tavan çmimin e tregut. Për çfarë çmimi tregu bëhet fjaleë?

kolana e librave

Sepse po të ishte për çmimin e tregut do ishin shitur ndërkohë ato, nuk do ishin stok. Por për shkak se tregu nuk i do janë aty të pashitura.

Përtej të gjithave, varianti më i mirë do të ishte ai i ndërtimit të lagjeve të reja. Të plotësuara me infrastrukturë, shërbime publike dhe hapësira publike. Kjo do të rregullonte pjesërisht edhe barbarinë urbanistike, veçanërisht në Durrës.

Por nëse qeveria është në presionin e kohës për të strehuar banorët dhe ka vendosur të blejë apartamentet stok të ndërtuesve, atëherë tavani maksimal i çmimit duhet të jetë kostoja fiskale.

Ndërtuesit duhen thirrur të garojne kush e ul me shumë çmimin nga kostoja fiskale. Madje edhe kostoja fiskale është shtrenjtë për një mall që ka mbetur stok.

Por çdo çmim mbi koston fiskale është korrupsion dhe marrëveshje e pistë për të shpëtuar me para publike asete dhe kompani që tregu i ka nxjerrë jashtë.

Klodian Tomorri