MENU
klinika

"Të riparojnë plagën e tërmetit"

Rama kërcënon ndërtuesit: Ose riparoni dëmet ose në burg

01.12.2019 - 19:54

Rama tha se sfidat janë shumë të vështira, jo vetëm në aspektin financiar, por në të gjitha hallkat.

Në krah të tij, Rama kishte drejtues të shoqatave bamirëse, të cilët nuk kanë nguruar që t’i kërkojnë atij që të njihen me të gjithë shumat e dhuruara në fondin e qeverisë për tërmetet duke kërkuar transparencë në çdo hallkë.

“Kështu që nuk duhet të jemi zoti Kryeministër të sikletosur tek kjo pjesë, se meqë i mblodhi fondacioni Firdeus kryeministri as duhet t’i shikojë. Nuk duhet të na bëjë merak kjo. Unë kam qejf me thënë drejtën që të shoh ndonjë gjë tek qeveria, sa janë mbledhur, nuk ka gjë të keqe. Ne jemi bashkë, jemi shqiptarë.”– tha Elvis Naçi.

Por kryeministri tha se ky Komitet është garant për organizimin dhe arritjen e suksesit për të tejkaluar plagët që hapi tërmeti. Sipas Ramës, pallatet që kanë pësuar dëme jo të konsiderueshme duhet të rikuperohen nga vetë ndërtuesit.

“Ne si qeveri do tja kërkojmë atyre që i kanë ndërtuar të shkojnë ti riparojnë. Të shkojnë ti riparojnë ose të përgjigjen para ligjit. Ti riparojnë vetë ose do ti çojmë në burg.”– tha Rama.

Kryetari i këtij Komiteti do të jetë Arben Ahmetaj, i cili do të menaxhojë të gjitha fondet që do të mblidhen. Ahmetaj propozoi që ti kërkohet me shkrim FMN të marrë pjesë me fondin e fatkeqësive natyrore.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin