MENU
klinika

Samiti i NATOS

Rama: Liderët botërorë të interesuar për gjendjen në Shqipëri

04.12.2019 - 14:54

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Samitin e NATO-s, që u mbajt sot në Londër, ku morën pjesë liderët botërorë.

Ai tha për mediat se tema kryesore e tij në këtë samit ka qenë situata dramatike në Shqipëri, e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rama theksoi se liderët kanë shprehur interes për këtë gjendje, dhe tregoi se ka biseduar nga afër me disa prej liderëve të fuqive botërore, si Donald Trump i SHBA, Angela Merkel e Gjermanisë apo dhe Emmanuel Macron i Francës.

“U ndjeva i inkurajuar nga fakti që të gjithë ishin në dijeni dhe të interesuar të dinin më shumë. Kemi diskutuam, kam bërë bisedë të gjatë me presidentin e Francës, Kancelaren, kryeministrin e Holandës, kryeministri i Danimarkës ka qenë shumë i interesuar, kryeministri Conte pa diskutim, por edhe kryeministri i Kanadasë. Kemi folur dhe me presidentin Trump dhe Erdogan. Qëllimi është për të zhvilluar një konferencë të madhe donatorësh, kjo më është kërkuar.

Fokusi ka qenë për këtë temë, por ka pas edhe mbi ecurinë e integrimit në BE, si mund të shkojë procesi mbi dokumentin e paraqitur nga Franca. Por, unë kam qenë shumë i fokusuar te tërmeti, pasi kjo është më e rëndësishme sot. Është një moment për të kuptuar qartë të gjithë se përtej dallimeve e kundërshtive, Evropa është e gjitha e bashkuar në mbështetje të shqiptarëve. Ministrja e Mbrojtjes po vazhdon intensivisht komunikimit, por mua më duhet të kthehem. Ju kemi vënë në dispozicion edhe dokumente e informacione që të mund të kenë një pamje shumë të qartë. Kam kërkuar që të mund të plotësojmë të gjithë ata që janë në zonat urbane me çadrat e dimrit”, deklaroi kryeministri Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"NATO nuk i nevojitet askujt më shumë se Franca"

Nis samiti i NATO-s, Trump kritika për Macron