MENU
klinika

Çfarë vendos Presidenca?

Rama-Metës: Ahmetaj të emërohet ministër shteti për Rindërtimin

13.12.2019 - 13:00

Kryeministri Edi Rama i ka propozuar presidentit Ilir Meta emërimin e Arben Ahmetajt si ministër shteti për programin e Rindërtimit.

“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program, të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”, shkruan Rama.

Menjëherë pasi kryeministri Edi Rama ka çuar në tavolinën e metës emrin e Arben Ahmetaj si ministër i ri i Shtetit për Rindërtimin, ka reaguar Presidenca.

“Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin”, shkruan zëdhënësi i presidentit Meta, duke konfirmuar miratimin e Arben Ahmetaj.