MENU
klinika

Kujton amanetin e të atit

Rama në Durrës, ngushëllon oficerin që humbi të afërmit nga tërmeti

12.12.2019 - 12:08

Kryeministri Rama  ka dëgjuar nga afër rrëfimin plot dhimbje e lot të Ajet Mecjas që humbi nga tërmeti gruan, vajzën dhe mbesën e vogël, ka treguar për herë të parë amanetin që i la babai i tij, Kristaq Rama.

1

“Kur të iki unë nuk do i lejosh të më qajnë”, – kështu ma tha, tregon Rama, duke kujtuar porosinë e të atit.

“Kur shkonim nga njerëzit e mamasë, aty e kanë me këngë e vaje e më thoshte aman kur të iki nuk do i lejosh të më qajnë e as nuk do mërzitesh as vete, se nuk do gjej rehat atje ku do shkoj, më duket sikur se len të vdekurin me vdek. Unë atë të babës e kam pas të fortë shumë.. duhet të jetosh për ta, mos ia rëndosh si të thuash barrën…”- tha Rama.