MENU
klinika

"Është gjëja më e keqe që mund të bëj një politikan..."

Rama një tjetër thirrje Bashës: Eja të bashkëpunojmë

03.12.2019 - 22:07

Kur vendi po kalon momente të vështira pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish një thirrje liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për t’u ulur në një tryezë.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ Rama teksa i drejtohet në emër kryedemokratit, i ‘sugjeron’ që ky i fundit mos të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar që t’i përdorë ata për politikë. Në mesazhin e tij kreu i ekzekutivit i ka shtrirë dorën për dialog Bashës, ndërsa shkruan; “Eja të bashkëpunojmë”, në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar pas tërmetit shkatërrimtar.

Rama Twitter

“I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë…Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, nē vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritê, se zymti kanë boll?”, shkruan Rama.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore