MENU
klinika

"S' duhet humbur kohë!"

Rama nuk anulon asnjë tender, Basha bën thirrje sërish

05.12.2019 - 10:52

Ndonëse kryeministri Edi Rama e dha përgjigjen e tij se asnjë tender publik nuk do të anulohet edhe pasi të nisë procesi i rindërtimit të banesave të shembura nga tërmeti, kryetari i Partisë Demokratike i ka bërë sërish thirrje që 150 milionë dollarët e ndarë sipas tij për 10 oligarkë t’i kalojnë të banorëve të prekur.

Teksa ngriti alarmin se dhjetra familje në Rrëzë të Krujës kanë ngelur pa banesa pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, Basha theksoi se duhen hapa konkretë për zgjidhjen e situatës në fjalë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha thekson se pothuajse të gjitha shtëpitë janë të pabanueshme.
“Duhet hapa konkretë dhe zgjidhje emergjente sepse gjendja e tyre po rëndohet edhe nga moti i ftohtë. Pa humbur kohë 150 milion dollarët që janë ndarë për 10 oligarkë duhet të kalojnë për banorët e dëmtuar nga tërmeti që sot janë në qiell të hapur.”, shkruan Basha.

  • REAGIMI I BASHËS

Dhjetëra familje me fëmijë të vegjël në Rrëzë të Krujës, kanë mbetur krejt të vetëm në përballimin e pasojave që u la tërmeti i javës së kaluar.
Për fat të mirë në këtë fshat nuk pati asnjë viktimë, por pothuajse të gjitha shtëpitë janë të pabanueshme. Asnjë masë nuk është marrë për ta. Asnjë ndihmë, asnjë çadër apo ushqim, nuk u ka ardhur nga shteti.
Duhet hapa konkretë dhe zgjidhje emergjente sepse gjendja e tyre po rëndohet edhe nga moti i ftohtë. Pa humbur kohë 150 milion dollarët që janë ndarë për 10 oligarkë duhet të kalojnë për banorët e dëmtuar nga tërmeti që sot janë në qiell të hapur.
Qeveria duhet të nisë lëvrimin e fondeve për tu ardhur në ndihmë banorëve në zonat rurale për të cilët është e pamundur zhvendosja, në mënyrë që të nisin riparimin apo rindërtimin e shtëpive të shkatërruara.