Kryeministri Edi Rama me “katalog” me vete, ku shpalosen pamjet e trishta nga pasojat që la tërmeti tragjik i 26 nëntorit në Shqipëri, është duke zhvilluar takime me zyrtarë të lartë në Londër në kuadër të samitit të NATO-s.
Pak minuta më parë, në një video postuar në Facebook, Rama duket në takimin që ka pasur me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, të cilit i ka treguar pamjet e asaj që la pas ai tërmet i rëndë që i mori jëtën 51 personave.
‘Me kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte, krejt në një mendje për domosdoshmërinë e solidaritetit me Shqipërinë, në këto momente dramatike të jetës së vendit?’, shkruan Rama.
Së bashku me kryeministrin Rama ne keto takime jane te pranishem edhe ministrat Gent Cakaj dhe Olta Xhacka.