MENU
klinika

Idea, dy divizione me klubet elitare

Real Madrid, kontakt me FIFA-n për Superligën Europiane

06.12.2019 - 16:25

Superliga Europiane mund të marrë jetë që në sezonin e ardhshëm. Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga mediat amerikane, me “New York Times”.

Prestigjozja amerikane pohon se presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, po mendon të propozojë idenë e tij për një kampionat të rezervuar vetëm për klubet më të mëdha të EUropës.

Madje, Perez ka shkuar edhe më tej, teksa ka kontaktuar fondin “CVC” për të financuar projektin. Fondi është në kontakte të vazhdueshme me FIFA-n, pasi gjendet në garë për të blerë të drejtat tregtare të Botërorit të Klubeve.

Sipas numrit 1 të Real Madrid, plani do të përbëhet nga dy divizione me 20 ekipe, të përbërë pothuajse nga pesë ligat më të mëdha europiane: Anglia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Italia.

Sidoqoftë, projekti mbetet kompleks. Ligat kombëtare tashmë janë shprehur fuqishëm kundër Superligës, ashtu si UEFA dhe ECA (shoqata e klubeve europiane).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN