MENU
klinika

La Liga, java 17

Real Madrid shmang humbjen në 95’

15.12.2019 - 23:13

Real Madrid nuk ka përfituar nga barazimi i Barcelonës që mori dje në Sociedad. Los Blancos madje kanë barazuar në 95’ në Valencia, duke shmangur një humbje.

Në fakt, kur të gjithë prisnin e parashikonin dominimin dhe epërsinë e Real Madrid, një kundërsulm i shpejtë, duke përtuar gjithashtu edhe nga kërcim i gabuar i madrilenëve në krahun e majtë, është finalizuar me golin e Valencias në të 78’ nga Soler.

Los Blancos kanë barazuar në minutën e katërt shtesë, por goli është anuluar nga arbitri për pozicion jashtë loje të Jovic. Vetëm një minutë më pas, në të 95’, Karim Benzema fut topin në rrjetë, pas rrëmujës së shkaktuar nga kornia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN