Gazetari i njohur, Adi Krasta i rikthehet ekranit.
Këtë herë ai ka zgjedhur të bëhet pjesë e një televizioni në Kosovë, “T7”
Lajmi e ka bërë të ditur gazetari, Berat Buzhala.
Ndërsa poston një foto të Krastës duke intervistuar kryeministrin në ikje të Kosovës, Ramush Haradinaj, Buzhala shkruan se, sonte në televizionin “T7” nis një emision i ri.
“Sonte në T7 fillon një emision i ri .
Presidenti e mban fjalën: Ftesa e realizuar për një gazetar të njohur shqiptar të përndjekur nga Edi Rama në Shqipëri për t’u bërë pjesë e T7’shit është bërë realitet. Emisioni i tij fillon në ora 21.00. Liri e plotë editoriale. Për çdo kënd dhe për kudo. Liri të plote për të kritikuar qeverinë e Shqipërisë, atë të Kosovës, të Maqedonisë, te Turqisë, te Amerikës. Qëndroni para T7’shit sonte
Asnjë dorë e asnjë politikani nuk është aq e gjatë dhe aq e fuqishme sa të mbërrijë deri në Express dhe T7.”,- shkruan Buzhala.
Në muajin gusht, Adi Krasta u largua nga emisioni “News 24”, ndërsa për largimin i tij u përfol se ka lidhje kryeministri Edi Rama.