MENU
klinika

Kur pritet debutimi

Rikthehet “luani”, detajet e Ibrës te Milani

27.12.2019 - 11:53

Nga të dyja palët mungojnë konfirmimet zyrtare, por tani duket se nuk ka më vend për dyshime: Zlatan Ibrahimovic do të jetë së shpejti lojtar i Milanit.

Kampioni suedez i ka larguar dyshimet e tij të fundit dhe ka vendosur të rivishet kuqezi. Milanistët janë të ngazëllyer në këtë fundviti, sepse po marrin dhuratën e shumëdëshiruar për festa.

Në mënyrë të pashmangshme, sulmuesi 38-vjeçar do të jetë një nga goditjet më të rëndësishme të merkatos së dimrit. Që tani, pritshmëritë për ta parë sërish Ibrën në Itali kanë kapur majat.

Siç është raportuar nga “Gazzetta dello Sport”, Ibrahimovic nuk ka gjasa të jetë në Milano të hënën, as me rillimin e stërvitjes nga kuqezinjtë. Ka më shumë të ngjarë që ai të jetë në gjendje të zbarkojë në qytet mesjavën tjetër dhe pastaj menjëherë të vihet në dispozicion të Stefano Pioli.

Ibra, i cili është stërvitur rregullisht javët e fundit, edhe pse pa ekip, pritet të grumbullohet për ndeshjen kundër Sampdorias, por dita më e mirë për debutimin e ri në “San Siro” duhet të jetë 15 janari, kur kuqezinjtë do të përballen me SPAL në Kupën e Italisë.

Në pritje të zbarkimit të tij në Milano, mësohet se gjiganti suedez do të jetë nën kontratë deri në qershor, por shanset që qëndrimi i tij të vazhdojë edhe për sezonin e ardhshëm janë shumë të larta.

Ky rinovim do të varet nga paraqitja e tij. Ibrahimovic do të fitojë rreth 3 milionë euro ndërmjet janarit dhe qershorit 2020, ndërsa 4.5 milionë të tjera do të duhen për ta mbajtur atë deri në verën e vitit 2021.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëri i vogëlushes bëhet hit

Ibra mahnitet nga 7-vjeçarja gjatë himnit