MENU
klinika

Atmosfera e fundvitit

“Rilind” Durrësi , ndriçohet qendra dhe rrugët e qytetit

10.12.2019 - 20:52

Dy javë  pas tërmetit që shkatërroi qytetin e Durrësit, afrimi i festave ka sjellë një tjetër atmosferë.

Qendra e qytetit bregdetar, por edhe rrugët janë ndriçuar dhe zbukuruar.

Në sheshin “Liria” është vendosur Pema e Krishtlindjeve ndërsa në shesh janë vendosur edhe e zbukurime argëtuese për më të vegjlit e qytetit.

Atmosfera e këtij fund viti është ende e nderë, në qytetin e Durrësit, pasi  shumë banesa u shkatërruan, shumë të tjera u dëmtuan dhe u shpallën të pabanuara si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.