MENU
klinika

"Kush do apartament do dorëzojë tokën!"

Rimëkëmbja/ Rama: Ndërtojmë 3 lagje të reja në Tiranë, Durrës, Kurbin

03.12.2019 - 10:01

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në bashkëpunim edhe arkitektë të huaj po diskutohen skenarët e rindërtimit të disa lagjeve të reja në zonat e prekura më tepër nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit.

“Po diskutojmë disa skenarë dhe skenari im i preferuar është ndërtimi i disa qytezave të reja. Objektivi është që të arrijmë në një program rindërtimi rezultati i të cilit do të jetë krenari kombëtare”, deklaroi Kryeministri.

Sipas Ramës, nuk do të lejohet ndërtimi i banesave sociale të tipit që kemi njohur deri tani që bëhen për të varfrit dhe që e kanë të shkruar në ballë gjithë jetën që janë në strehën e të varfërve.

“Do të ndërtojmë në Durrës një lagje krejt të re, që të jetë lagjja më e bukur e Durrësit pas viteve ’90, padiskutim. Një lagje të re nga e para me infrastrukture, kanalizime, ujësjellës, kopsht, çerdhe, shkolla, mjedise publike e banimi”,- deklaroi Rama.

Për sa i përket Tiranës, kryeministri informoi se është në diskutim një skenar për të ndërtuar një lagje komplet të re, të madhe dhe një skenar për të ndërtuar dy lagje më të vogla.

“Do t’a shtrojmë këtë çështje në një konsultë që po përgatit Ministria e Kulturës me arkitektë e urbanistë të huaj të famshëm, të cilët kanë shprehur gatishmërinë që vullnetarisht të vijnë për të na dhënë konsulencë dhe shumë shpejt me vendim”.

Në zonën e Kurbinit, tha Kryeministri Rama, do të shemben të gjitha pallatet që kemi vizituar dje . Do të ndërtojmë një lagje të re, të vogël, por me parametra komplet tjerë.

“Për momentin jemi duke bërë kalkulimet e nevojshme. Ambicia ime është që të kemi një objektiv afatmesëm prej 10 mijë apartamentesh në tërësi dhe afat shkurtër prej 5 mijë apartamentesh”, deklaroi kryeministri.

Sepse kështu, theksoi Rama, mund të përfshijmë jo vetëm ata që janë drejtpërdrejt të prekur, por edhe të tjerë që janë me probleme sociale.

Gjithashtu, vijoi Rama, bëhet edhe për nevojën e një skeme për të mos bërë gabimin e bërë në vende të tjera të kryeqyteteve apo qyteteve evropiane, ku ndërtimi i lagjeve të reja krijoi vatra njerëzish të margjinalizuar, të ndarë nga pjesa tjetër dhe krijoi tensione të vazhdueshme.

“Këto lagje duhet të jenë mikse, ku të përzihen shtresat e shoqërisë, jo thjeshtë lagje ku strehohen vetëm të varfrit”, tha Rama.

Megjithatë, sistemimi i banorëve të zonave rurale të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit duket se do të jetë sfida e qeverisë, pasi për zonat urbane rruga është e qartë.

Kryeministri Edi Rama tha se do të identifikohen dhe ndahen në dy grupe këta banorë, ata që duan të ikin nga fshati dhe të sistemohen në apartamente dhe ata që duan të rrinë.

Për kategorinë e parë pati dhe një paralajmërim, nëse duan apartamentin duhet të dorëzojnë tokën.

“Të vazhdojmë intensivisht punën për zgjidhjen e zonave rurale. Për zonat urbane vizioni dhe rruga është shumë e qartë. Te zonat rurale duhet bërë një ndarje, kush janë familjet që duan të ikin. Ti fusim në pjesën që do të stabilizohen në apartamente. Nëse do të ikin do të dorëzojnë tokat.Historitë që do të marrim një apartament dhe do të mbajmë dhe këtë tjetrën nuk do të funksionojë.

Duhet të kemi shumë kujdes nga këto lodrat e dyfishta për të cilat ne si popull kemi talent të veçantë.Ata që do të rrinë të gjithë duhet të futen nëpër tenda dimërore.E kemi diskutuar dhe në tryezën e presidentit, tendat të jenë tenda ku mund të jetohet për këtë periudhë.

Kam folur me presidentin eTurqisë dhe shpresoj shumë që të kemi një ndihmë konsistente me tenda. Janë vendi që kanë prodhuar më shumë tenda në historinë e njerëzimit. Kanë qenë shumë të gatshëm dhe besoj se do të marrim një sasi. Edhe nga Japonia do të sjellin tenda.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Asnjë lek për makina e kolltuqe!"

Rama ultimatum kryebashkiakëve: Lëvizni me kalë!


"E ëma e Kastriotit shkoi në Greqi një javë më parë, sa vajti ajo…"

Misteri rreth vrasjes së Alba Cenkos! Flasin fqinjët e çiftit

Pritet të zbardhen skemat dhe krimet e bandave kriminale, mes tyre dhe shqiptarë

Përgjimet në “Sky ECC”/ EUROPOL i dorëzon Greqisë 4500 dosje!

Kreu i PD-së: Do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme!

Sali Berisha zbulon datën e protestës së radhës!