MENU
klinika

VIDEO/ “A do ma zgjasësh dorën!”

Salsano Rrapi kopjon Eneda Tarifën në mënyrë epike

11.12.2019 - 15:27

Eneda Tarifa u shpall pak ditë më parë fituese e këtij edicioni të Këngës Magjike.

Kënga “Ma zgjat dorën” u pëlqye shumë nga publiku dhe një performancë epike të saj ka bërë sot aktori dhe moderatori Salsano Rrapi.


Salsano shfaqet duke kënduar këngën e më pas dikush i tërheq dorën duke shkaktuar të qeshura me atë çfarë ndodh. “Ahahahha….lot i mbasdites. Në kuptimin e parë të fjalës … “Ma bëtë ditën”, (në kuptimin e parë të fjalës)”, shkruan Eneda krah kësaj videoje.

Kujtojmë që Eneda dhe Salsano dikur prezantonin bashkë “Portokallinë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Do të martohem sërish…”

Eneda Tarifa bën rrëfimin e papritur