Ish-zëvendëskryeministri italian, njëherazi dhe ish-ministër i Brendshëm, Matteo Salvini është nën hetim për shpërdorim detyre nga prokuroria e Romës.
Lajmi i hetimit u bë i ditur nga Corriere della Sera. Gjykata e Auditorëve u interesua për këtë çështje pas një verifikimi të gazetarëve të la Repubblica-s. salvini mbrohet duke thënë se të gjithë fluturimet I ka bërë në cilësinë e ministrit.
“Kam mësuar se jam nën hetim. Por të gjitha fluturimet e mia kanë qenë për arsye shtetërore, duke nisur nga punët e ministrisë së brendshme e deri tek inaugurimi i kazermave. Nuk kam bërë kurrë fluturime shtetërore për të shkuar me pushime, dicka që shumë të tjerë e kanë kthyer në zakon” , është shprehur lideri i Lidhjes.
Salvini, madje edhe në të kaluarën, gjithmonë e ka mbrojtur veten me pretendimin se nuk i kishte përdorur ato fluturime për qëllime private.
Dhe nga Ministria e Brendshme është sqaruar gjithmonë se ish ministrit i ishte dhënë “niveli i parë i mbrojtjes”, i cili i jep të drejtën e fluturimeve shtetërore.