MENU
klinika

NATO

Samiti mesazh për terrorizmin

05.12.2019 - 15:31

Në deklaratën finale të samitit të NATO-s në Londër bëhet e ditur ditur se terrorizmi në të gjitha format dhe manifestimet e tij mbetet një kërcënim i vazhdueshëm për të gjithë ne.

“Aleanca rikonfirmon angazhimin tonë solemn, ashtu si është parashikuar në nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit se sulmi ndaj një aleati do të konsiderohet sulm kundër të gjithëve”, sipas dokumentit themelues të NATO-s.

Këto janë pjesë e deklaratës përfundimtare të Samitit të 70-vjetorit të NATO-s të kësaj jave të mbajtur në Londër.

Aleanca theksoi se ky samit u zhvilluan në nderim të 70-vjetorit të Aleancës më të fortë dhe më të suksesshme në histori dhe për të shënuar 30-vjetorin e rënies së Perdes së Hekurt.

Në deklaratë thuhet se NATO garanton sigurinë e territorit tonë dhe të një miliardë qytetarëve tanë, lirinë tonë dhe vlerat që ne ndajmë, përfshirë demokracinë, lirinë individuale, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Dokumenti po ashtu përmend debatin e vazhdueshëm mbi nxitjen e investimeve në mbrojtje, investimin në aftësi të reja dhe kontributin e më shumë forcave në misionet dhe operacionet e NATO-s.

Në këtë samit mori pjesë edhe Maqedonia e Veriut,  që pret vetëm ratifikimin e Protokollit të anëtarësimit në Parlamentin e Spanjës për t’u bërë anëtarja e 30-të e plotfuqishme e Aleancës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë po planifikon Serbia?

‘Katastrofë humanitare’ në Kosovë!?


Pse lëvizja mund të rrisë tensionet mes dy vendeve

SHBA zhvendos sistemin raketor Typhon pranë Kinës

Gratë snajperiste poshtëruan iranianët

Kush fshihet pas Kupolës së Hekurt?

Pse “dragoi” ka në dorë rrjedhën e luftës?

Rusia mund të tërhiqet nga Ukraina, falë Kinës

Teherani kërcënon me një armë të re

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit nuk do të vonojë

Franca dhe Gjermania dalin jashtë loje

Veriu i Evropës merr në dorë “frenat” e NATO-s