MENU
klinika

"Persona non grata"

Sarajeva nuk e qas heroin e shtirur: Peter Handke

11.12.2019 - 14:07

     Fituesi i çmimit “Nobel” për Letërsi, Peter Handke, është shpallur sot “persona non grata” në Kantonin e Sarajevës. Ky vendim, me nismën e deputetëve të Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), u miratua njëzëri në seancën e sotme nga Asambleja e Kantonit të Sarajevës./Konica.al

 

Deklarata dënon Nobelin akorduar një shkrimtari si Peter Handke, i njohur në mbarë botën për mohimin e genocidit në Srebrenicë, ku serbët vranë dhe masakruan tetë mijë burra myslimanë.

Në deklaratë, thuhet se faza përfundimtare e genocidit është pikërisht mohimi i genocidit dhe se, fituesi i çmimit “Nobel” në letërsi, gjatë agresionit të tij në Bosnjë, mbështeti publikisht regjimin serbomadh, me në krye kriminelin e luftës, Slobodan Millosheviç.

“Handke, nuk ndryshon pikëpamjet e tij sot, por shkon një hap më tej, duke njoftuar ardhjen e tij në Bosnjë-Hercegovinë dhe vizitën e tij te nënat nga Kravica në afërsi të Srebrenicës”, – vazhdon deklarata.

Anëtarët e Asamblesë së Kantonit të Sarajevës e përshkruan dhënien e çmimit “Nobel” për Handke, si një ofendim të ri për viktimat, me vlerësimin se vizita e tij në Bosnjë-Hercegovinë dhe Sarajevë, do të ishte poshtërim për viktimat e agresionit serbomadh.