“Çfarë do bëni për Vitin e Ri? Nga do shkoni?!”. Me siguri kjo pyetje ka nisur të ju bezdisë, sepse nuk keni bërë asnjë plan.
Por, darka e ndërrimit të viteve mund të jetë shumë herë më e këndshme me ide spontane.
Disa prej tyre, do t’i gjeni më poshtë:
1. Gjeni një shok tjetër që s’ka plane dhe kthejeni në natë lojrash.
Nëse të paktën një prej miqve të ty s’ka asgjë më të mirë për të bërë, sugjeroji të luani teksa pini verë dhe hani ushqim të mirë. Merrni letra, “Mos u nxeh” dhe çdo lloj loje që preferoni dhe futuni në atmosferë. Mund të përfshini edhe mamin, nënën, gjyshin që me batutat e tyre unike do t’i japin natës shije tjetër.
2. Shijo spektaklin e fishekzjarrëve
S’po të rrihet në shtëpi ëë? Pas 12-ës, merr të dashurin, motrën, shoqen dhe bëj një xhiro nëpër qytet. Shijo spektaklin e fishekzjarrëve, bëj disa foto, shkëmbe disa urime dhe kthehu sërish në shtëpi. Magjinë e festave e ndjeve.
3. Bëj një darkë të veçantë!
Nëse e ke ndarë mendjen që do rrish në shtëpi, surprizoi ti pjesëtarët e familjes. Përgatit ca pjata të reja, ekstravagante dhe të shihjshme. Mund të ftosh dikë dhe ta shijoni të gjithë tryezën që më në fund, u shtrua njëherë nga ty. Për çdo paqartësi në recetë, Google!
4. Kafja e lagjes nuk të zhgënjen kurrë!
Nëse planet u prishën momentin e fundit dhe për ty është shumë e rëndësishme të bësh diçka ndryshe atë natë, zbrit tek kafja jote e preferuar. Ndoshta nuk është lokali më luksoz, por kujto sa kujtime ke të mbledhura atje. Përveç kësaj, mund të takosh njerëz nga e shkuara jote dhe s’i dihet çfarë tjetër sjell momenti.
5. Ktheje në spektakël atmosferën.
Qejfi s’bëhet vetëm jashtë! Merrni një ose dy shokë/shoqe dhe pas ca gotave të mira vere, ca batutash dhe pjatash të boshatisura, hapni Youtube-in dhe le të fillojë festa! Kërceni e këndoni gjer në mëngjes dhe pastaj ndjehuni krenarë që nuk shpenzuat asnjë qindarkë për rezervimet e shtrenjta në clube nate, ku kurrsesi nuk do të kishit kërcyer siç bëtë, sipas qejfit tuaj!