MENU
klinika

"Ushqehet nga..."

Sekretari i PPE: BE të bëjë presion që të luftohet krimi i organizuar

15.12.2019 - 19:10

Christian Kremerë, zv.sekretar i Pergjithshëm i Unionit të Partive Popullore Europiane ka folur sot për krizën politike në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij në Tiranëë Kremer tha se krimi i organizuar për fat të keq vazhdon të ushqehet nga politika.

“Konstatoj për fat të keq që problemet janë të njëjtaë sepse ne në Bruksel i dimë fare mirë problemet në vend. Për shembull çështja e ndarjes së krimit të organizuar nga politika, largimi i personave me rekorde kriminale nga postet publike. Megjithëse këto kanë qenë probleme madhoreë kemi parë që asgjë nuk është zgjidhur deri tani. Krimi i organizuar ende ushqehet nga politika dhe jeta shoqërore dhe janë qytetarët e thjeshtë dhe të ndershëm që paguajë këtë faturë. Prandaj PPE ka qenë e qartëë BE dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të ushtrojë presion në mënyrë që krimi i organizuar të luftohen Shqipëri. Çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë vazhdojnë dhe problem të tjera të reja kanë dalë së fundmi për median”- u shpreh ai.

Zv.sekretari i PPE preku edhe çeshtjen e hapjes së negociatave duke garantuar mbështetjen e plotë të organizatës më të madhe politike në Europë.

“Me lejoni të them diçka në lidhje me pranimin në Bashkimin Europian. Lista e gjatë e problemeve të pazgjidhura nga kjo qeveri nuk ka ndihmuar në diskutimet tona në Bruksel por qëndrimi i PPE është dhe ka qenë shumë i qartë. Megjithëse ka shumë problemeë ne e konsiderojmë një gabim të madh historik mos nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Bashkimi Europian nuk është i plotësuar pa Ballkanin Perëndimor dhe pa Shqipërinë. Ju mund të mbështetni në solidaritetin tonë edhe në muajt në vijimë kur të trajtohet çështja e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian” – tha Kremer.