MENU
klinika

"Vendi i nostalgjisë"

Sgarbi: Shqipërinë e quaja dikur “vendi i komunistëve kinezë”

05.12.2019 - 17:42

Në emisionin “Porta a Porta” të Bruno Vespas i ftuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama ishte deputeti italian e kritiku i njohur i artit, Vitorio Sgarbi. Ai rrëfeu kujtimet që e kanë lidhur qysh herët me Shqipërinë.

“Shqipëria për mua është vendi i nostalgjisë, pasi babai im që unë e doja shumë, ka qënë në Shqipëri. Ai më rrëfente për udhëtimet e tij në Durrës, më tregonte për Tiranën e unë shihja me sytë e tij këtë vend të largët që unë e quaja “të komunistëve kinezë”.

Më dukej si i mbrojtur nga ata pasi ishte sa afër po aq i largët. E në atë largësi më ishte krijuar ideja se komunizmi në të vërtetë, ndryshe nga ne, ndryshe nga konsumizmi, i shtynte njerëzit të mendonin të reflektonin, të lexonin. Pra ishte krijuar përshtypja e një vendi të kulturuar. Por më pas e vizitova këtë vend. Kam pasur raport me paraardhësit e Ramës. Kam vizituar këtë vend në kohën e Berishës, të Nanos”- tregon Sgarbi.

Vitorio Sgarbi kujtoi gjithashtu dhe vizitën e tij të parë në Kosovë në kohën kur Milloshevic dëbonte kosovarët nga toka e tyre.

“Pashë se si shqiptarët mikprisnin kosovarët. Kosovarët ishin në atë kohë shqiptarët e pasur, si pariolinët (Parioli lagje e pasur në Romë) e shqiptarët ishin pothuajse të kënaqur të strehonin këta “shqiptarët e pasur” që vinin me pelice e Mercedes të mëdhenj, i mikprisnin me shumë dashuri. Ishte vërtet një klimë e çuditshme e Shqipëria ishte bërë vendi mik për kosovarët”- kujton ai.

Gjatë këtij emisioni dhe gazetari i njohur, Bruno Vespa kujton se ka qënë gazetari i parë i cili qysh në fillim të viteve ’80 kërkoj të realizoj një reportazh në Shqipëri, gjë që s’u arrit kurrë. Ende po pres, thotë ai me humor.

 

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Në këto momente dramatike të jetës së vendit"

Rama takon kryeministrin e Holandës, me vete mban pamje të trishta