MENU
klinika

'Tensione lufte' sërish?

SHBA alarmon Rusinë, një tjetër test i raketës balistike

14.12.2019 - 10:30

Shtetet e Bashkuara kanë testuar ditën e sotme edhe një tjetër raketë balistike. Kujtojmë që kjo është prova e dytë në katër muajt e fundit, që kur Uashingtoni u tërhoq nga një traktat me Rusinë, i cili e ndalonte testimin e raketave balistike.

Parlamenti rus më 18 qershor vendosi për të pezulluar këtë traktat. Rusia është vënë në qendër të akuzave nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja për shkelje të këtij pakti. Sipas njoftimit të Departamentit të Mbrojtjes lëshimi i raketës u bë nga Baza e Forcave Ajrore të Vandenbergut, në veri-perëndim të Los Angelos.

Nga pika e lëshimit raketa fluturoi në një distancë prej 500 kilometrash, duke rënë në një zonë të hapur të Oqeanit Paqësor. Raketa të këtij lloji mund të pajisen me armë bërthamore, kimike ose biologjike.

Shteti Rus me anë të Vladimir Yermakov (i cili është kreu i departamentit të kontrollit të armëve, në Ministrinë e Jashtme ruse), është shprehur se është “alarmuar” jo pak nga ky testim.

Testi i parë i raketës nga SHBA ndodhi më 18 gusht. Veprim ky që nxiti menjëherë reagimin e Moskës e cila e akuzoi Uashingtonin se po shkaktonte “tensione lufte”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur përkthehej Enver Hoxha në takimin me Mao Ce Dun-in

” Arti i përkthimit gojor dhe Ankthet e përkthyesit”

Faktori shqiptar të marrë përgjegjësitë

‘Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni’