MENU
klinika

Bllokohet rruga

Shemben gurë mbi aksin Librazhd-Elbasan

10.12.2019 - 08:46

Bllokohet rruga në aksin Librazhd-Elbasan për shkak të rënies së gurëve.

Njoftohet se masive dherash e gurësh kanë rënë mbi trasenë e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan tek “Kthesat e Murrashit” por fatmirësisht kjo ka ndodhur në një moment kur nuk ka pasur automjete duke qarkulluar.

Prej një ore qarkullimi është vështirësuar dhe lëvizja po kryhet në një korsi.

Moti i keq i ditës së mërkurë ka përfshirë të gjithë qarkun e Elbasanit me shira të rrëmbyer të cilët kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve gjatë disa segmenteve të rrugës kombëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kujtimet e Mit’hat Frashërit në 1909-ën

Ja kur u hap rruga Elbasan-Manastir