Vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti banal mes dy personave. Në konflikt e sipër, është përdorur një armë gjahu, ku viktimë ka mbetur 26-vjeçari Marjus Ismailaj.

Ndërkohë, autori i krimit, 60-vjeçari Xhevdet Leçini, është shoqëruar në polici. Të dy personat kanë qenë nën efektin e alkoolit, kur janë konfliktuar.