MENU
klinika

Kostoja reale e fiskalizimit?

Shifrat e Financës më të ulëta se të bizneseve

14.12.2019 - 16:16

Projekti i fiskalizmit ka shqetësuar bizneset sa i takon kostove me të cilat shoqërohet.

Sipas llogarive që kanë bërë bizneset aktuale të kasave fiskale rezulton se një subjekt që hapet rishtazi, duhet të paguajë afro 1300 euro kosto dhe më pas 350 euro në vit për mirëmbajtje, pa përfshirë këtu edhe disa kosto të tjera si firma dixhitale, etj. Si e tillë, sipas kompanive, një biznesi do të kushtojë fiskalizimi të paktën 1600 euro në vit.

Brënda këtyre llogarive janë futur edhe, çmimet për kompjuterin, printerin jo fiskal, ups, licencën windows, antivirusin e liçencuar, internet, certefikatën dixhitale, dhe kostot e mirëmbajtjes.

Ndërsa duke e krahasuar me pagesën që kryejnë bizneset me kasat fiskale aktuale, ajo shkon në rreth 479 euro për 5 vjet. Nga ana tjetër, Ministria e Financave hedh poshtë këtë mënyrë llogaritje dhe e nxjerr koston e fiskalizmit disa herë më të ulët.

Sipas financave, biznesve do tu duhet vetëm pajisja fiskale që mund të blihet lehtësisht në internet dhe ka një çmim mesatar 50 dollarë, të paguajnë kosto interneti, firmën elektronike dhe mirëmbajtjen e cila llogariet në rreth 4 mijë lekë në vit dhe në total fatura shkon në 17.430 lekë. Se cili nga këto verisone është i vërtetë, kjo mbetet për tu parë në vijim pas aplikimit të projektit të fiskalizmit.

Financat kanë bërë përjashtim nga këto kosto për rreth 10 mijë biznese me pak transaksione që mund të përdorin platformën qendrore për të fiskalizuar faturat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Negociojmë 2020-ën për transaksionet

Denaj: Më 2021, të gjitha faturat elektronike!